


Kastoria, nje nga qytetet me fisnike te Greqise me histori shumeshekullore dhe bukuri te rralle, me 76 kishat bizantine dhe arkitekturen e vecante, ofron emocione qe do te terheqin cdo vizitor.
Origjina e emrit te Kastorias nuk eshte saktesisht e njohur. Besohet se e ka prejardhjen nga heroi legjendar Kastora, te vellait te vdekshem te te pavdekurit Polidefki, i cili adhurohej ne kete krahine, ndersa burime te tjera permendin se mund te kete prejardhje nga fjala Kastro(keshtjelle). Nje variant me pak i mundur eshte qe emri ta kete prejardhjen nga kastoret, kafshet e vegjel me gezof qe besohet se jetonin dikur ne krahine, megjithate nuk ka asnje fakt per prezencen e tyre.
Qyteti i Kastorias u themelua ne epoken e Justinianit dhe ofrohet per te permendurin turizmin shtepiak, nje tendence qe vitet e fundit fiton gjithmone e me shume perkrahes ne Europe, sidomos ne muajt e dimrit.
Qender referimi dhe nje nga elementet me te bukura te qytetit eshte liqeni Orestidha qe perfshihet nder me te bukurit e Greqise. Eshte shpallur “Monument Bukurie Natyrore” nga Ministria e Kultures. Me debore, e ngrire ose me kohe te mire liqeni perben qendren e bukurise kastoriane. Vizitori mund te endet ne rruget e qytetit per te adhuruar ndertesat tradicionale, ne disa prej te cilave strehohen muzeumet e qytetit, si Muzeumi i Veshjeve qe strehohet ne ndertesen Emmanouil, Muzeumi Bizantin me piktura mbartese, afreske dhe ikonografi dhe Muzeumi Folklorik ne ndertesen Nerantzi Aivazi ne Doltso.
Pervec muzeumeve te shumte dhe interesante, Kastoria disponon dhe kisha shume te rendesishme (Taksiarhon, Agiou Nikolaou te Kasnitzi, Agiou Athanasiou, Panagia e Koumpelidikis, Agiou Stefanou).
Nje shetitje me varke ne liqen eshte nje menyre tjeter per te shijuar dikush bukurine dhe karakterin e vecante te Kastorias, duke pare nga larg vendosjen amfiteatrike te saj.
Links: Municipality of Kastoria












Ne Komunen e Orestidhos, ne zonen qe shtrihet gjate kufijve te Rrethit te Kastorias me Rrethin e Kozanit gjenden Kastanohoriat, nje kompleks fshatrash te shperndara brenda ne nje pyll geshtenjash te pafund bga I cili morren dhe emrin e tyre. Behet fjale per nje numer te vogel fshatrash por me rendesi te madhe historike, qe zbukurojne skajin jugor te Rrethit te Kastorias me bukurine dhe karakterin e vecante te tyre. Me te rendesishem midis tyre jane Nostimo, Spilea, Kastanofito, Damaskinia, Zevgostasio dhe Ammoudara me llixhat e saj te famshme, te pershtatshme per kurimin e semundjeve te kyceve dhe reumatizmit.
Nje shetitje ne peisazhin me bukuri magjike te pyllit qe zoteron shume lloje bimesh te vecanta dhe gjitaresh te medhenj si dhe nje vizite ne qendrat e tij te banimit , perben nje eksperience te vecante per cdo udhetar.
Liqeni i bukur i Moutsalia, i njohur edhe si liqeni Arrenes, nje nga liqenet e pakta nenalpine te Greqise, ne nje lartesi prej 1.740 m gjendet ne rrugen midis Xrisis dhe Aetomilitsa. Itenerari eshte nje sfide per ata qe kerkojne aventuren.
Links: Off-Road Adventures

Pylli i fosilizuar gjendet 15 km larg vendbanimit Nostimo te Argos Orestiko, nje nga monumentet gjeologjike me te rendesishme hapesires greke. Ky pyll perben objekt studimi shumevjecar, pasi u zbuluan ne brendesi te tij fosile te ndryshme me prejardhje shtazore dhe bimore, por edhe detore si yll deti, midhje dhe kocka peshkaqeni, nje fenomen shume interesant pasi rajoni ka nje lartesi afersisht 900 m mbi nivelin e detit.
Krijimi i fosileve i detyrohet veprimtarise intensive vullkanike te epokes Miocene, qe mbuloi pullin me materiale vullkani dhe pluhur, si rezultat ruajtjen e fosileve te kafsheve dhe bimeve qe deri me sot tregojne pasurine e faunes dhe flores se krahines. Sa per zbulimin e papritshem te fosileve me prejardhje detare ne nje krahine me nje lartesi te tille, ato vijne nga ultesirat e brendshme kontinentale qe u krijuan ne ate periudhe ne Maqedonine veriperendimore, ne te cilat u depozituan funderresa liqenesh, lumenjsh dhe perronjsh duke krijuar shtresa linjiti.
Pylli i fosilizuar ne Nostimo eshte afirmuar ne nivel nderkombetar si «monument natyror» dhe shquarjen e tij e ka marre persiper grupi kerkues i Universitetit te Athines. Sendet e germimeve ruhen ne Muzeun e Paleobotanikes dhe Paleontologjise qe funksionon ne rrethine nen mbikqyrjen e Universitetit Aristotelio te Selanikut dhe mbeshtetjes se Bashkise se Orestidhos.
Ore funksionimi:
Tel.: 24670 84585
Links:
Nostimo Kastoria the Petrified Forest
Nostimo Kastoria - Internet Forum
Nostimo Palaeodological Museum


