


Mali Grammos eshte mali i katert me i larte i Greqise,pas Olimpos,Smolika dhe Vora.Ka nje lartesi prej 2.520m dhe perben pjese e gjeresise se vargmalit te Pindhos.Eshte krijuar nga dy vargmale qe takohen vertikalisht midis tyre.Njeri vargmal kufizohet me Shqiperine dhe drejtohet per ne majat e Mavri Petra (2461), Golio (1.934), Kamenik (2.043) dhe tjetri ndan rrethin e Janines me rrethin e Kastorias, ka drejtim per ne lindje me majat Perifano (2.442), Geso (2.166), Epano Arrena (2.192), Kato Arrena (2075). Ne lindje rrethohet nga Smolika dhe Voio. Nga Grammos burojne lumenjte Aliakmonas dhe Sarantaporos.
Zona karaktirizohet nga shpate shkembore, maja te larta, perronj te vrullshem, shume burime dhe liqene malore te mrekullueshem. Liqene karakteristike jane Gistova qe gjendet ne nje lartesi prej 2.350m dhe Moutsalia qe ndodhet poshte majes se Epano Arrena ne nje lartesi prej 1.700m.
Njohja e vleres ekologjike te Grammos dhe nevojes per mirembajtje dhe administrim te tij, udhezoi ne futjen e zones ne rrjetin e Zonave te Rendesishme per Zogjte dhe ne rrjetin Natura 2000. Zona u njoh nga Plani Veprues Kombetar per ariun si nje nga zonat me te rendesishme te ketij lloji.


Mali Voio, me drejtim nga veriu per ne jug, eshte I gjate rreth 25 km dhe ne jug kufizohet nga qafa e malit, qe bashkon fshatrat Pentalofo dhe Eftahori, ndersa ne veri, pak para kufijve, lumi Aliakmona eshte kufiri i tij.
Ne fundin verilindor te tij, Vaio, pak para se te shuhet ne rrafshnalten e Kastorias, ka dy maja, Megala Odria (1.589m) dhe Mikra Odria (1.530 m).Keto dy maja shfaqin nje vecori, perbehen nga rrafshnalta qe mbeshtillen me breza te gurte vertikal, duke lene vetem pak hapesire per te arritur dikush tek rrafshnaltat. Qe te dy Odriat kane pasuri bimore si bredha, lisa dhe ahishte duke I dhene keshtu malit nje bukuri te vecante, sidomos ne vjeshte me larmine e ngjyrave te tyre.
Ne jug gjendet Megali Odria, nje rrafshnalte e rrumbullaket me diameter 2.5 km, qe mbulon nje siperfaqe 4.5 km2. Ne veri te saj, Mikri Odria formon nje rrafshnalte te dyte me diameter afersisht 1.7 km dhe nje siperfaqe rreth 2 km2. Qe te dyja rrafshnaltat nuk jane te rrafshta, por fillojne nga lindja ne nje lartesi rreth 1.300 m dhe ngjiten ne perendim deri sa te arrijne ne nje lartesi prej 1.589 m.
Aliakmonas eshte lumi me i gjate i Greqise qe buron ne hapesiren greke.Ka nje gjatesi prej 267 km. Formohet nga bashkimi i dy lumenjve me te vegjel,te Velitsa ose Mpelitsa dhe te Zelova ose Zalovo. Lumi buron nga malet Verno(ose Grammos) dhe Voio,ne kufijte e vendit me Shqiperine dhe derdhet ne Detin e Egjeut, midis Selanikut dhe Katerini. Kalon nga rrethet e Kastoria, Grevena, Kozani,Imathia dhe derdhet ne gjirin e Selanikut. Perronj dhe dege te Aliakmonas jane Grammos, Stravopotamos, Pramoritsa, Grevenitikos, Venetikos, Sarantaporos, Tripotamos(lum) dhe te tjere.
Nga 33 llojet e peshqeve qe jetojne ne te, 30 prej tyre jane autoktone dhe te tjerat jane futur nga nderhyrrja njerezore. Shume nga ato konsiderohen te rralla dhe njeri, tsironi i zi, nuk jeton ne asnje vend tjeter te botes. Shume nga keto lloje peshqish nuk kane vlere tregtare, por vetem biologjike pasi mbeshtesin zinxhirin ushqimor.
Disa nga peshqit qe takojme ne Aliakmona tregojne se ujrat e lumit jane akoma te pastra. Gjithashtu ne zonen lumit Aliakmonas jane vezhguar edhe shume lloje zogjsh.








![]()










